Humbja e dëgjimit është një temë e rëndësishme së cilës i duhet kushtuar më shumë vëmendje. Nuk është vetëm plakja ose ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmave të larta që mund të degradojnë dëgjimin tënd
Humbja e dëgjimit mund të ndodhë për shumë arsye dhe ndonjëherë vjen nga gjëra që nuk kanë të bëjnë me veshët tuaj. Ja 6 prej këtyre arsyeve:
1. Infeksionet
Infeksionet virale dhe bakteriale mund të dëmtojnë dëgjimin tënd. Diçka aq e thjeshtë sa një ftohje ose një infeksion i veshit mund të mbysë dëgjimin tënd, të të dëmtojë ekuilibrin ose të rezultojë në një zhurmë që mund të ndjesh në brendësi të veshëve.
Lajmi i mirë është se kjo humbjeje dëgjimi shpesh është vetëm e përkohshme. Sa më shpejt të kërkosh trajtim, aq më pak ka gjasa që humbja e dëgjimit të jetë e përhershme.
2. Traumat e kokës
Kur themi trauma të kokës, e kemi fjalën për çdo gjë që dëmton strukturat e veshëve ose trurit. Kjo mund të jetë një goditje në kokë, një objekt i huaj në veshin tënd ose një aksident që dëmton daullen e veshit ose kanalin e dëgjimit.
Kur diçka çan daullen e veshit (membrana në vesh që mban jashtë bakteret), sinjalet dëgjimore që zakonisht transferohen përmes dridhjeve nga veshi në tru, pengohen. Në rastin e dëmtimit të daulles së veshit, humbja e dëgjimit është e përkohshme.
3. Problemet me dhëmbët
Ndoshta ti nuk shikon ndonjë lidhje mes problemeve dentare dhe problemeve me dëgjimin. Megjithatë, të dyja janë më të lidhura nga sa mendon.
Infeksionet bakteriale në gojë – nga infeksionet e dhëmbëve ose dhëmbët e pjekurisë të prishur – mund të dëmtojnë dëgjimin tënd sepse shkaktojnë irritim duke ngushtuar enët e gjakut. Enët e ngushtuara të gjakut kufizojnë rrjedhjen e gjakut në qelizat thelbësore të qimeve të veshit dhe në zonat kryesore të trurit.
Leave a Reply